Shtimi i qenve endacakë rrugëve të të Lezhës është kthyer në një rrezik për qytetaret e kryesisht për më të vegjlit. Një prej fëmijëve u sulmua sapo doli nga pallati në lagjen “Besëlidhja” dhe përfundoj në spital.Babai i tij, Pjerin Gjoni tregon se djali mori mjekim, por do të duhen disa ditë deri sa plaga t’i shërohet, ndërsa thotë se është ende i frikësuar.
Qytetaret shprehen të shqetësuar dhe të frikësuar nga prania e qenve endacake në qytet dhe kërkojnë nga bashkia te marrë masa.
Në bashkinë e Lezhës bëhet e ditur se qentë endacakë janë trajtuar prej tyre, por nuk mund t’i grumbullojnë pasi nuk ka një vend të posaçëm për ta. Sipas bashkisë duhen gjetur të tjerë mekanizma me organizatat për mbrojtjen e kafshëve.