Një i moshuar në Lezhë përfundoi në spital, pasi u sulmua dhe u kafshua nga qente endacake.Incidenti u regjistrua pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, ndërsa pre e sulmit ra Pal Pepaj.I moshuari tregon se ka qenë në shoqërinë e dy përsonave të tjera kur qente ju versulen dhe e kafshuan në këmbë duke e rrezuar dhe lënë pa ndjenja.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 90-vjeçari ende nuk mund të lëvize për shkak të plageve të shumta në kemben e majtë.
Kjo është e disata herë që qytetaret në Lezhë sulmohen dhe kafshohen nga qente endacake, ndërsa Bashkia për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohen rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve.Ky proçes i cili po kryhet në bashkëpunim dhe me një vullnetar të apasionuar pas kafsheve ka nisur prej disa ditesh dhe situata është përmiresuar, por problem mbetet sjellja e këtyre kafsheve nga zona të tjera.