Kjo ishte pamja e Shëngjinit në këtë fundjave të fundit të muajit qershor.E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues.

Pavarësisht liberalizimit të vizave shqiptare e Kosoves vijojnë të jenë më besniket e bregdetit të Shëngjinit, por nuk mungojnë as të huajt.Qershori pati rreth 20 % pushues më shumë se një vit më parë thonë operatoret turistik, të cilët rendisin njësërë arsyesh në lidhje me vemendjen që po merr Shëngjini.

Edhe për muajt korrik dhe gusht kur është dhe piku i sezonit turistik pritshmeritë janë të mëdha, pasi pronotimet janë të shumta.

Numri i pushuesve në Shëngjin ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa fokusi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është vënë tek rregulli dhe pastertia në të gjithë vijen bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune.

Artikulli paraprakORGANIZOHET NË VERMOSH FESTA E SHENJTIT SHPJETËR
Artikulli tjetërNDËRRON JETË SHKRIMTARI MË I MADH SHQIPTAR, ISMAIL KADARE