Qeveria, 1 milion dollarë për komunitetet fetare

Qeveria do të shpërndajë rreth 1 milion dollarë për komunitetet fetare në Shqipëri. Në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi që përcakton masën dhe përfituesit për financim nga buxheti i shtetit të këtyre bashkësive. Kështu, për Komunitetin Mysliman do të jepen rreth 300 mijë dollarë, për Kishën Ortodokse, atë Katolike dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve rreth 220 mijë dollarë për secilën. Paratë shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së këtyre komuniteveve, duke përfshirë dhe punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.

Artikulli paraprakMASKAT MASAKROJNË ME LEVA 54-VJEÇARIN
Artikulli tjetërFINALIZOHET NE SHKODER OPERACIONI I KODUAR “THE WAVE”.ARRESTOHEN NË FLAGRANCË 3 SHTETAS.