Qeveria 5 mln lekë familjes së policit që u vra në detyrë Ardian Kodra

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të akordojë ndihmën me vlerë 5 milionë lekë për familjen e Ardian Kodrës, i cili u vra pak ditë më parë nga David Qosja në një aksion në Torovicë të Lezhës. “Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, familjes së inspektor Adrian Halil Kodra, ish-punonjës policie në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shkodër, i vrarë në krye të detyrës” thuhet në vendimin e qeverisë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave. Ardian Kodra në tentativë për të neutralizuar Qosen, u qëllua për me një plumb dhe humbi jetën në vend, ndërsa autori sipas banorëve të zonës ishte me probleme mendore.

Artikulli paraprakSULMUAN KUVENDIN E KOSOVES,MBETEN NE BURG 6 ANETARET E VV
Artikulli tjetërSIGURIA NE PUNE,KRIJIM KUSHTESH PER PUNONJESIT