Dritë jeshile nga qeveria britanike për shitjen e Chelsea-s.
Vendimi i pritur në orët e fundit do të lejojë në këtë mënyrë kalimin e klubit londinez te konsorciumi amerikan i drejtuar nga Todd Boehly. Ish-pronari, oligarku rus, por me pasaportë portugeze Roman Abramovich, nuk do të përfitojë asgjë nga shitja, të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen një shoqate bamirësie në Ukrainë që kujdeset për të gjithë personat e prekur nga lufta. Raporton Bloomberg duke cituar disa burime.