Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës dhe 8 milion euro për pagesën e blerjeve të librave.

Ka qenë Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook që ka bërë të ditur se në mbledhjen e 115-të të qeverisë janë ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës dhe jo vetëm. Kurti gjithashtu bëri të ditur se është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

“Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë. Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”, thuhet në postimin e Kurtit.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË/ DHOMA E PËRFAQËSUESVE NË SHBA-SË MIRATON FINANCIME DERI NË 1.7 TRILIONË DOLLARË PËR TË NDIHMUAR UKRAINASIT
Artikulli tjetërMBYLLËN UNIVERSITETET PËR VAJZAT DHE GRATË NË AFGANISTAN, OKB I BËN PRESION TALEBANËVE