Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) firmosën marrëveshjen, në mbështetje të financimit të agrobiznesit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, Presidentit të BERZH, Sir Suma Chakrabarti, u shpreh se, vizita e tij vjen me forcën e një mandatit të ri që Chakrabarti ka rimarrë në krye të BERZH, dhe me kurorëzimin e një marrëveshje për sektorin me jetik për vendin. “Sot për fshatin do të vij një fazë e re zhvillimi, pasi do ti jepet më shumë mbështetje sektorit bujqësor, përmes këtij projekti që do të japë më shumë mundësi të gjithë atyre që do duan të investojnë në fshat”, deklaroi Rama. “Është një program që sjell bashkë qeverinë dhe disa banka tregtare, të cilat falë BERZH dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat. Ky program do të jetë një vlerë e shytuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë”, tha më tej shefi i qeverisë.

Artikulli paraprakE MITURA DENONCON KUSHËRIRIN NË MUAJIN E 7 TË SHTATZËNISË: MË KA PËRDHUNUAR
Artikulli tjetërFUTET PËR T’I NDARË, SHQIPTARI RREH PËR VDEKJE GREKUN