Qeveria holandeze nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e parlamentin për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të regjimit të lirë të vizave për qytetarët Shqiptarë.
Kjo ishte përgjigja e Ministrit të Jashtëm, Stef Blok, për ligjvënësit e ekstremit të djathtë që përkuar rivendosjen e vizave për shqiptarët.
Për mocionin e parlamentit holandez debatin është në dijeni dhe Komisoni i BE-së, por zëdhënësja Natasha Bertaud, tha se deri tani asnjë vend nuk paraqitur ndonjë kërkesë për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave.
“Komisioni është në dijeni të mocionit të kaluar në parlamentin holandez të martën, por për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave ka një procedurë të caktuar dhe deri tani ne nuk kemi asnjë njoftim nga ndonjë vend anëtar,” tha Bertaud.
Zëdhënësja shtoi se Shqipëria vijon të përmbushë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.
Të martën Dhoma e Ulët e parlamentit holandez kaloi me 92 vota pro mocionin për shkak të shqetësimit nga grupet kriminale me prejardhje shqiptare.
Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave në vitin 2010, ndërsa në vitin 2014 mori statusin e vendit kandidat.