Shumë prej banorëve të përmbytur të zonës së Shkodrës në vitet 2010-2011 janë përjashtuar nga dëmshpërblimi i akorduar nga qeveria për dëmet e shkaktuara në bujqësi.

Një pjesë e madhe ndodhen në fshatin Trush teksa ata thonë se kanë shkuar për të marrë paratë e dëmshpërblimeve por nuk kanë marrë asgjë sepse u është thënë se me ato para është shlyer borxhi që kanë për energjinë elektrike. Ky opsion hidhet poshtë nga banorët të cilët thonë se kanë akt-marrëveshje me OSHEE prej dy vitesh dhe se paguajnë çdo faturë të energjisë elektrike ndërsa nga ana tjetër nuk kanë përfituar prej dëmshpërblimeve.

Banorët shprehen se paratë e dëmshpërblimeve po përdoren për të përfituar në fushatën elektorale nga partitë politike. Në ditët në vijim nga banorët që nuk kanë përfituar prej dëmshpërblimeve që akordoi qeveria pritet të zhvillohet një tjetër protestë masive.

Artikulli paraprakRRËFIM – 25.05.2017
Artikulli tjetër“NJË GOTË ME AFIN”, 80 VITE ME (DHE PA) SERAFININ