Bashkia Shkoder ka bere sot publike situaten e krijuar nga bllokimi qe qeveria i ka bere fondeve te saj, shoqeruar me shkresen perkstese ku kerkohet zhbllokimi i ketyre fondeve
“Sot Ministria e Financave dhe Ekonomise, Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit permes Deges se Thesarit ne Shkoder ka penguar funksionimin e Bashkise Shkoder, permes bllokimit te procedurave te likuidimit me fondet e veta per sherbime dhe investime.
Per nje zhbllokim te shpejte te kesaj situate te paprecedent per qeverisjen vendore ne Shqiperi, I kemi derguar shkresen bashkengjitur, shkrese e cila neser do te mberrije edhe permes sherbimit postar”.
Nderkaq,lidhur me kte situate ka reaguar dhe ish deputeti i PD Lorenc Lukai cili me pare ka qene kryetar i bashkisw Shkoder ne dy mandate.Luka shkruan:
Per SHKODREN dhe SHKODRANET 19 gushti do mbese ne kujtese si nje ngjarje e trishte, si nje dite e zeze,qe rikthen, nepermjet dhunes, pushtimin e institucioneve te ligjshme demokratike,me antiligjshmerine e pakices se 8%-shit.
Per SHKODRANET,natyrshem perkufizohet:rikthim i diktatures.
Me 19 gusht karta e automomise lokale u varros nga dhuna shteterore e “rilindjes se diktatures se re”, duke legjitimuar ne menyre ilegjitime parlamentin e pakices ne “bunkerin” e rrethuar nga policia, e cila veproi ne kundershtim te ligjit per nje mbledhje qe duhej te ishte e hapur per qytetaret e shumices qe me te drejte protestonin ne mbrojtje te ligjshmerise.
SHKODRANET, qe perbejne 92%, sot me te drejte pyesin:
– kush do vendose si te shperndahen taksat e tyre
– si do vendoset per prioritetet dhe strategjite e zhvillimit te qytetit
– kush do vendose per politikat infrastrukturore, arsimore, sociale, kulturore, sportive, te marredhenieve me jashte etj.,etj..
KUSH??!!
…Fatkeqesisht si ne Korene e Veriut.
…Fatkeqesisht pakica e 8%-shit e “diktatures se re”.
Tragjikomedia vazhdon….e me te drejte SHKODRANET pyesin: Po ku eshte institucioni i kryetarit!?
Por 19 gushti vertetoi se kryetare nuk ka, pasi ligji i dekriminalizimit e kishte deklaruar te kriminalizuar.
Kjo eshte dhurata qe “rilindja e diktatures se re” kishte planifikuar per SHKODRANET e shumices, si trashegimtare te vertete te vlerave kulturore dhe demokratike te nje populli te shtypur, por asnjehere te nenshtruar nga diktatura.
Prandaj SHKODRA mbeti e tille. Ajo gjithmone neveriti diktatoret dhe diktaturat dhe gjithmone vleresoi dhe mbrojti bijte e saj.
SHKODRA nuk gjunjezohet, nuk pushtohet KURRE!!!