Qeveria shqiptare sëbashku me kompanitë Call Center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë kanë rënë dakord për të dalë me një shkresë të përbashkët për rrugët që do të ndiqen për të lobuar pranë qeverisë italiane.

Gjatë ditës së sotme qeveria do ti nisë një letër Ambasadës italiane në Tiranë. Ky hap u ndërmor gjatë takimit të qeverisë shqiptare me përfaqësues të këtij biznesi në Shqipëri. Nëse s’ka marrëveshje ikim. Na kane kerkuar në Rumani, Kryetari i shoqatës së Call Centerave, Gentian Drenova shprehu shqetësimin se ligji mund të ketë konseguencë afatgjatë dhe se “krijon precedentë që mund të ndiqet edhe nga vende të tjera” “Ligji ndalon hyrjen e investimeve te reja. Shumë investitore që ishin nisur të mernin sipërmarrje të tilla janë kthyer pas” tha Drenova. Marlin Gjonaj përfaqësues i proMarketing u shpreh : Disa prej nesh na është kërkuar të dërgojmë biznesin në Rumani dhe do ta bëjmë se s’kemi zgjidhje tjetër. Nëse nuk ka marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë ne do të largohemi

Artikulli paraprakKONFERENCA – 25 VJET SHQIPËRI-VATIKAN, VLERËSOHET BASHKËJETESA FETARE SI SIMBOL UNIK
Artikulli tjetërLIRIA EKONOMIKE,SHQIPËRIA FITON 20 POZICIONE, E 13-TA NË BOTË