“ARGENT” DHE UNIVERSITETI “GJON BUZUKU” PROPOZOHEN PËR HEQJE LICENSE
Qeveria mbyll 17 Universitete dhe pezullon 13 te tjera deri ne nje vendim te dyte.Në përfundim të kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit, Qeveria vendosi mbylljen e menjhershme te 17 Universiteteve dhe pezullimin e 13 universiteteve të tjera.
Studentët që ndjekin universitetet që janë mbyllur do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë.Vendimin e ka bere publik vete Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duke prezantuar raportin për Universitetet publike e private.Ne qytetin e Shkodres, shkollat e larta, te cilat qeveria I propozon per heqje te license jane kolegji Profesional “Argent” dhe Universiteti “Gjon Buzuku”.