Pas fitores së zgjedhjeve të qershorit dhe kur po bëhet gati të qeverisë e vetme vendin, Partia Socialiste ka thirrur në fund të muajt gusht asamblenë.
Ende nuk është përcaktuar data kur ky organizëm do të mblidhet por burimet i thanë Ora Neës se po diskutohet mes datës 25 dhe 27 gusht, vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Po të njëjtat burime thksuan se Asambleja do të diskutojë për zgjedhjet e qershorit por edhe administratën shtetërore, pas turit të dëgjesave të zhvilluara në gjithë vendin. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se në selinë rozë janë ngritur pesë grupe pune: ai për ristrukturimin e qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve të qershorit, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët. Edhe pse mori një ndër rezultatet me te mira nga themelimi i saj, Partia Socialiste, do të kalojë në analizë të hollësishme, punën e të deleguarve ne qarqet e vendit, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, për rezultatin dhe votat e marra në çdo degë. Grupi i punës do të analizojë të gjitha zonat, ku kishte rritje apo rënie të votave, për të dalë me gjetje konkrete mbi atë çfarë ka ndikuar në rezultat. Në asmblenë e thirrur në fund të gushtit, Kryeministri Edi Rama, do të japë udhëzimet e fundi për mandatin e ri qeverisës si dhe do të diskutojë gjërë për strukturën qeverisëse. Kabineti qeveritar Rama 2 pritet të ndryshojë rrënjësisht. Kryeministri ka paralajmëruar se numri i Ministrive dhe i Agjencive kryesore do të ulet ndjeshëm dhe duket se projekti me 10 Ministri në total është më i mundshmi. Në kabinet ka ministri që shkrihen dhe ka disa të tjera që u bashkohen Ministrive më të mëdha. Emrat e Ministrive dhe Ministrave të rinj pritet të bëhen publik në fund të muajt gusht, pikërisht edhe pas mbledhjes së asamblesësë së Partisë Socialiste.