Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria do të marrë në mbrojtje gjyqtarët dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të kërcënohen nga krimi. Vendimi është marrë në më 31 Korrik, ku janë shpjeguar kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e veçantë të magjistratit gjatë ushtrimit të funksionit.

Sipas këtij vendimi, magjistratit i sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, sipas parashikimeve të këtij vendimi, kur, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i rrezikohet jeta, shëndeti i tij dhe i familjes, si dhe pasuria.

Në vendim thuhet se me mbrojtje të veçantë personale, të familjes dhe të pasurisë do të kuptohen masat me karakter organizativ e profesional, për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pasurisë së magjistratit, si dhe masat e tjera, që lidhen me këtë mbrojtje. Për të përfituar nga ky vendim, duhet të ekzistojnë disa kushte specifike, si prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën ose familjen e magjistratit.

Mbrojtje e veçantë i sigurohet edhe magjistratit që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension, në rast se e kërkon, në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit. Sipas vendimit të marrë, kërkesat për sigurimin e mbrojtjes së veçantë shqyrtohen, sipas rastit, nga komisioni në KLGJ dhe KLP. Pra në vendim theksohet se pranë KLGJ dhe KLP ngrihet një komisioni i posaçëm brenda 48 orëve nga koha e kërkesës për mbrojtje, i cili më pas vendos për situatën.

Ndërsa sa i përket rasteve urgjenteve, drejtori policisë cakton ruajtie 24 h deri sa të mblidhet komisioni. Ky vendim synon t’u japë më shumë siguri gjyqtarëve dhe prokurorëve ku për shkak të detyrës jo në pak raste janë kërcënuar me jetë, nga persona me rrezikshmeri të lartë kriminale. Po ashtu, pak ditë më parë, qeveria caktoi edhe buxhetin prej 1.2 milionë euro për SPAK për vitin 2019.

Artikulli paraprakTURISTËT SHQIPTARË JO MË ANEKDOTË, POR NDËR TË PARËT NË GREQI
Artikulli tjetërRAMA CITON RESHAT ARBANËN PËR ‘KARAKATINËN E TEATRIT KOMBËTAR’: T’I LËMË AKTORËT TË USHQEJNË ME EMOCIONE POPULLIN…