Qeveria ka shpallur përcaktimin e ri të pagës minimale për punonjësit, e cila arrin deri në 24 mijë lekë në muaj. Kjo pagë duhet të zbatohet nga cdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Sipas ligjit, duhen zbatuar 174 orë pune në muaj, ku 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë do të jetë ora për pagën bazë minimale. Për orët e përhershme shtesë, do të ketë pagesa të tjera që do të jepen mbi pagën bazë. Ky vendim është marrë për herë të parë pas tre vitesh nga Këshilli i Ministrave, duke e rritur pagën minimale me 2 mijë lekë.

Artikulli paraprakCRISTIANO RONALDO VENDOS NJË TJETËR REKORD
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA” E ARDI ASLLANIT, KOLEKSIONI QË NDËRTHUR BUKURINË E VENDIT ME MODËN