Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kaluar me akt normativ paketa AntiKÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur pak momente pas përfundimit të takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Rama.
Për 15 ditë parlamenti ka mundësi të rrëzojë këtë akt normativ.