Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, prezantoi sot para Kryeprokurores, Arta Marku, dhe drejtuesve të prokurorisë në rrethe, Rekomandimet Prioritare të Qeverisë në luftën kundër krimit, të miratuara nga Këshilli i Ministrave në 2018.

“Luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare,

njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit”, është shprehur Gjonaj në takimin e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme”.

Gjonaj theksoi se ngritja e Prokrurorisë së Posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Në dokumentin e qeverisë, si prioritet paraqitet lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale, duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre,

çka është dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Largimi nga sistemi i prokurorëve të korruptuar, me lidhje me krimin apo të paaftë do të ndihmojë pjesën e shëndoshë të prokurorëve, që t’i vlerësohet përkushtimi dhe puna e palodhur në luftën kundër kriminalitetit’, tha Gjonaj, duke komentuar procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Drejtësisë kritikoi organin e akuzës për mbylljen e ccështjeve penale apo mosfillimin e hetimeve në një kohë kur, për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i cështjes.
Sipas saj, kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme.

Artikulli paraprakRAMA KONFERENCE ME KRYEMINISTRIN BELG, MICHEL: MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË RRUGËN E INTEGRIMIT
Artikulli tjetërBURRI I JEP FUND JETËS,PI FOTOKSINE