Në këtë fillim viti qeveria premton edhe një herë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Në mesazhin e urimit zëvendëskryeministrja ka deklaruar se për shkak të stabilitetit të çmimeve, rritjes së prodhimit dhe uljes së humbjeve në rrjetin elektrik do të bëhet i mundur ulja e çmimit të energjisë për të gjithë shqiptarët.
“Ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë”, është shprehur ministrja e Energjisë.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur.