Qeveria ka bërë projektvendimin për shkrirjen e Studimeve Albanologjike.
Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike do të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.
Në relacion, evidentohen qëllimet dhe objektivat që synohen të arrihen në saj të këtij projektvendimi.