Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim në seli me degët 8 dhe 10 të PD në Tiranë. Berisha gjatë fjalës së tij, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës.

“Si ka mundësi që një pjesë e shoqërisë persekutohet, një pjesë mezi siguron jetën dhe një pjesë që përpiqet të qëndrojë me ideale goditet me çdo kusht dhe mbrohet një qeveri gangsterësh. Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë parime të vendeve të tjera. Këto janë parime të mafiozëve. Por këto në Shqipëri i ka paguar opozita. Është e paimagjinueshme të vërsulet ndaj popullit opozitar që në çdo vend është pushteti moral vendit. Ja përse kjo protestë është jetike për fatet e Shqipërisë”, tha Berisha.

Gjithashtu theksoi se vendi ndodhet në një moment të paprecedentë dhe se kjo është koha ku çdo demokrat të përmbushë misioni jetik për shpëtimin e Shqipërisë.

Artikulli paraprakSTANDARD I RI CERTIFIKIMI, DREJTUESJA E AKSHI-IT, KOORDINATORE KOMBËTARE PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSA KUSHTON NJË PUNONJËS I HUAJ NË SHQIPËRI?