Zv/Kryeministrja, Senida Mesi dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin paraditen e kësaj të diele ne Dajç, per te pare situaten e permbytjeve.
Dy ministret ndalesën e parë e bënë në njësinë administrative kreu i saj Gjovalin Darragjati i bëri të ditur se angazhimi ka qënë maksimal nga ana e pushtetit dhe sipas tij në 5 vite qeveria nuk ka investuar në Dajç.
Kjo vizitë u pasua me replika mes palëve kur zv ministrja Mesi kërkoi transparencë në shypërndarjen e ndihmave, teksa z Darrrgjati tha se shërndarja tyre është bërë sipas listave që kanë paraqitur kryetarët e fshatrave.
Ndërkohë në fjalën e saj zv kryeministrja Senida Mesi u shpreh se askush nuk mund ta pengojë qeverinë që pas përmirësimit të situatës të vlerësojë dëmet për ti dhënë mundësinë e kompensimit banorëve.
Do të ndryshojmë ligjin për emergjencat civile që përgjegjësit të shkojnë përpara drejtësisë u shpreh ministrja Xhacka.
Po ashtu Forcat e Armatosura të ushtrisë bënë shpërndarjen shpërndarjen e ndihmave me ujë të pijshëm e koncentrat për banorët e njësisë Dajc, ndihma këto nga dy qeveritë ajo turke dhe shqiptare.