DO TË PËRFITOJNË, MJEKËT, MËSUESIT DHE PENSIONISTËT. Qeveria ka vendosur që të jap shpërblim për fundvit për disa kategori: mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në detyrë, veteranët dhe pensionistët. Fondi për këtë kap vlerën e 1.8 milion dollarë.
Po ashtu qeveria ka miratuar afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimitpër ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendosin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët.Ekzekutivi ka marrë vendim edhe për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjygjësor pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.Po ashtu kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka të drejtë të kërkojë dhe të verifikojë, nga kancelarët e gjykatave, zbatimin e njësuar të shërbimit arkivor gjyqësor si dhe çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara.