Një vit më parë qeveria shqiptare kishte vendosur që t’i dhuronte UNESCO pikturën Ngjallja e Shën Llazarit, por këtë të mërkurë ky vendim i anullua.
Piktura do t’i dhurohej UNESCO me rastin e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” sapo ishte restauruar dhe nga qeveria u mendua të bëhej dhuratë. Tani qeveria vendos që piktura të qëndrojë në Shqipëri.