Qeveria ka firmosur sot marrëveshjen me BERZH për agrobiznesin, të cilën kryeministri Rama e ka vlerësuar si historike dhe që tashmë për fshatin do të vijë një fazë e re zhvillimi.
Kryeministri tha se miratimi i reformës në drejtësi ka krijuar optimizëm për investitorët e huaj dhe tashmë gjërat do të shkojnë mirë edhe në aspektin psikologjik për investitorët e huaj. “Ky program do të jetë një vlerë e shtuar për rrugën që ne kemi nisur për të kaluar nga bujqësia e lëmosheve në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.