Qeveria shqiptare ka miratuar një fond të veçantë që do t’u jepet familjarëve të dy dëshmorëve të atdheut, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për një fond prej dhjetë milionëve, që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

“Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi,

të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit”, sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi humbën jetën në Letoni, gjatë misioni ushtarak.

Artikulli paraprakVENDIMI I METËS PËR ZGJEDHJET, RAMA: PARLAMENTI REAGON KUR PRESIDENTI ÇMENDET
Artikulli tjetër18-VJEÇARI 4 DITË I ZHDUKUR, DYSHOHET SE ËSHTË MBYTUR