Qeveria ka vendosur të shtojë fondin për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike, duke e çuar në 12.3 miliardë lekë. Në VKM e miratuar ditën e sotme 12.3 miliardë lekë është fondi i përcaktuar që do të shkojë për financimin e fazës së parë për rikonstruksionin dhe ndërtimit të infrastrukturës publike, pjesë e procesit të rindërtimit të banesave individuale, në 8 bashki të vendit. Konkretisht ky fond do të përdoret për zhvillimin në bashkinë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.

Vendimi i miratuar ditën e sotme ndryshon VKM e datës 16 prill, ku fondi që do të përdorej për rindërtimin e banesave që ishte në vlerën e 7.2 miliardë lekë, duke shtuar edhe një tjetër mbi 5 miliardë lekë. Kjo vlerë financiare do të ndahet mes dy njësive zbatuese  Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës.

Konkretisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 3.975 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë, dhe  Bashkia Tiranë do të marrë 8.4 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.

Po ashtu ndryshime ka pësuar edhe VKM e marsit, ku janë bërë disa rialokime të reja fondesh, në mënyrë që këto dy njësi zbatuese, të vijojnë procesin e rindërtimit, si të banesave individuale ashtu edhe restaurimin e infrastrukturës publike.

Artikulli paraprakZBULOHET ARSENAL ARMËSH NË NJË FSHAT PRANË KUFIRIT GREKO-SHQIPTAR, DYSHIMET PËR NJË RRJET TRAFIKU
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE…JA SI DO JETË MOTI SOT