Situata energjetike në vend është përmirësuar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin herë pas here që prej datës 19 nëntor. Por pavarësisht përmirësimit, në fundin e muajit dhjetor pritet mungesë të reshjeve të shiut, çka mund të sjellë edhe një ndryshim të situatës, prandaj qeveria bën thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Ndalur në shifra konkrete, qeveria bën me dije se në muajin nëntor baseni i Fierzës ishte në nivelin 267, ndërsa për muajin dhjetor, deri më tani është arritur 280 metra në basenin e Fierzës. Për rreth një muaj, qeveria thotë se kanë akumuluar 340 giga vat orë energji elektrike. Për muajin tetor rezerva ka qenë 448 giga vat orë, ndërsa në muajin nëntor 788 giga vat orë. Ndonëse situata është përmirësuar ndjeshëm, ajo çfarë vihet re në shifrat e dhëna nga qeveria është se gjatë muajit nëntor ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike. Konkretisht, në muajin nëntor është kursyer vetëm 2% energji elektrike në rang kombëtar, krahasuar me 7% që është kursyer në muajin tetor. Sa i përket kursimit të administratën publike, qeveria bën me dije se kanë kursyer 20% të energjisë elektrike në muajin nëntor, 5% më shumë kursim se targeti i vendosur nga qeveria. Në muajin dhjetor pritet të ketë më shumë konsum të energjisë elektrike, kjo për shkak të uljeve të temperaturave. Sipas qeverisë, në dhjetor pritet që konsumi të rritet nga 22 mijë mega deri në 26 mijë mega vat në ditë, referuar konsumit të një viti më parë. Këto shifra, qeveria thotë se janë tepër të larta dhe prandaj bën thirrje për kursim të energjisë.

Nga data 17 dhjetor pritet të ketë një përmirësim të motit, pasi nuk priten reshje shiu, çka do ta bëjë situatën me kritike. Prandaj qeveria thotë se kursimi do duhet të jetë prioritet për çdo familjar dhe biznes në mënyrë që të kursehet 5% e energjisë elektrike në rang kombëtar.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS ZBARDHIN ZONAT MALORE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërPAS NDIHMËS URGJENTE QË KËRKOI ZELENSKY, MBLIDHEN NË PARIS DONATORËT NDËRKOMBËTARË