Qeveria turke sot ka marrë një vendim qeveritar në fuqi ligji sipas të cilit ka mbyllur 935 shkolla (fillore dhe të mesme), 15 universitete, 35 spitale, 19 sindikata, 1125 shoqata dhe 104 fondacione pasi konsideroheshin se kishin lidhje me Lëvizjen Gulen, i konsideruar armik nga presidenti Erdogan dhe qeveria e tij.

Vendimi i qeverisë ka ardhur pa shpalljes disa ditë më parë të gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj dhe është pjesë e masave kundër kësaj lëvizjeje, e cila po akuzohet nga presidenti turk si organizatore e tentativës për puç ushtarak në Turqi. Ndërkohë, mediat turke raportojnë se ka arritur në 13,165 numri i të arrestuarve ndërsa janë shkarkuar nga puna mbi 60 mijë persona. Kundër këtyre arrestimeve dhe shkarkimeve masive nga puna janë shprehur hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian, të cilët e kanë akuzuar presidentin Erdogan se ka parapërgatitur puçin për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij.

Artikulli paraprakDEKLARATA E DEPUTETIT TË PD-së, REAGON POLICIA E SHTETIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – 25.07.2016