Qeveria ka vendosur sot që pas vlerësimit të dëmeve do të dëmshpërblejë në masën 100 për qind për të gjitha banesat e dëmtuara apo të shkatërruar plotësisht nga shpërthimet në zonën naftënxjerrëse të Zharrzës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u komunikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Peleshi: Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, siç ishim angazhuar më herët kemi miratuar vendimin për marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në njësinë administrative Zharrëz dhe njësia administrative Kuman në Roskovec. Ky vendim përcakton afate për vlerësimin në mënyrë të përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë ose shkatërruar plotësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100% nga buxheti i shtetit dhe Bankers sipas marrëveshjes së hidrokarbureve me ministrinë e linjës, sic është ministria e Energjisë dhe Industrisë. Vendimi përcakton gjithashtu afatin për kategoritë e tjera të dëmtimeve. Ndërkohë ka filluar puna për kontaktimin e ekspertizës së pavarur ndërkombëtare për vlerësimin shkencor të shkaqeve të lëkundjeve. Dua të bëj të njohur që në 27 shkurt ministri i Energjisë ka urdhëruar kompaninë bankers të ndalojë operacionet.

Artikulli paraprakI OFRON RYSHFET POLICIT , ARRESTOHET SERBI NË MALËSI TË MADHE
Artikulli tjetërUJI I PIJSHËM, GJYLI: KEMI PARAMETRA TË LARTA HIGJENE