Qeveria vendos: Rikthehet trajtimi ushqimor për policinë

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë ushqim pa pagesë. Vendimi i qeverisë përcakton se disa nga oficerët e policisë do të trajtohen me nga 1 deri në 3 vakte kur marrin pjesë ne operacione apo kur kohëzgjatja e punës është 8 orë. Sipas vendimit që ka miratuar qeveria përfitojnë trajtim ushqimor pa pagesë të gjithë punonjësit e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, ato të Forcave Speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe struktura të tjera që me akte normative njehsohen me to: Policët që përfitojnë ushqim pa pagesë janë: Me një vakt “drekë”, për ditët kur kohëzgjatja e punës është 8 orë. Me tri vakte për ditët kur punonjësit janë të angazhuar në veprime operacionale apo gatishmëri, kur kohëzgjatja e punës është më shumë se koha normale e punës prej 8 orësh. Me tri vakte për ditët kur punonjësit e policisë janë të angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore dhe kur kohëzgjatja e punës është mbi kohën normale të punës prej 8 orësh. Në këtë mënyrë qeveria vendos t’ju rikthejë trajtimin ushqimor policëve, pasi më herët ishte hequr i dieta ushqimore.

Artikulli paraprakSULMI NË LONDËR, IDENTIFIKOHET TERRORISTI QË VRAU 3 PERSONA
Artikulli tjetërMASAKËR ME DINAMIT NË FIERZË, 20 TON PESHK I NGORDHUR MBI LIQEN