Ditën e djeshme qeveria ka marrë vendimin se lokalet e natës që do qëndrojnë hapur do gjobiten me 3 milion lekë, ndërsa ata që do të mbajnë muzikë hapur pas orës 20:00 do të gjobiten me 1 milion lekë.

Shumë VIP-a shqiptarë dhe qytetarë kanë dalë ditën e djeshme në protestë përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim.

Mesa duket as kantautori i njohur Elton Deda nuk ka qenë dakort me këtë vendmin dhe këtë e ka treguar përmes një komenti ironik që ka bërë në rrjetet sociale.

“Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”, ka shkruar Elton Deda.

 

Artikulli paraprakTAKIMI ME LIMAJN/ BASHA: MIK KU GJEJ JO VETËM KËSHILLËN POR DHE PASQYRËN E REALITETIT POLITIK SHQIPTAR, KOSOVA DO TË DIJË T’I PËRBALLOJË SFIDAT ME MENÇURI
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, PARADITE DO TË MBIZOTËROJË KOHA ME DIELL