Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe ineficencën e administratave publike në të gjithë botën. Për këtë arsye, qeverisja dixhitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor në kohët moderne.
Një raport i publikuar ditën e sotme nga “Organizata për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) krahason arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e qeverisjes dixhitale. Sikurse shihet ne tabelen ne vijim (gjithashtu bashkëlidhur në formë infografiku), sa i përket Qeverisjes Digjitale,
Shqipëria renditet më e vlerësuara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke plotesuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve (7 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit).
Pas Shqipërisë renditet Serbia (e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit) dhe Maqedonia e Veriut (e cila ploteson 5 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit). Në vijim paraqitet një shpjegim i shkurtër i secilit prej treguesve të analizuar në kete raport:
Ekzistenca e strategjive kombëtare të qeverisjes digjitale. Pervec Bosnje-Hercegovines, te gjitha vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e kane te zhvilluar nje strategji kombetare te qeverisjes digjitale. Kjo strategji, shpesh eshte pjese e strategjise se agjendes digjitale kombetare, ose pjese e strategjise se reformes se administrates publike, me fokus perdorimin e TIK-ut ne permiresimin e ofrimit te sherbimeve ndaj qytetareve. Ne nivel OECD-je, 96% e vendeve kane nje strategji te tille.
Organ/mekanizëm zyrtar koordinimi, përgjegjës për projektet qeveritare IT në nivel qendror
Ky lloj mekanizmi ekziston ne Maqedonine e Veriut, Serbi dhe ne Shqiperi. Per Shqiperine, vihet ne dukje qe ky rol realizohet nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit. Ne nivel OECD-je, 68% e shteteve e kane nje organ te tille.
Lista e shërbimeve publike elektronike e publikuar online
Ky tregues plotesohet vetem nga Shqiperia, e cila e ka publikisht te disponueshme listen e sherbimeve elektronike. Gjithashtu vleresohet fakti qe Shqiperia publikon ne menyre periodike statistika te qeverisjes elektronike, perfshire numrin e perdoruesve te regjistruar, perdorimin e sherbimeve nga qytetaret dhe bizneset etj. Sa i perket shteteve te OECD-se, 75% e tyre e kane te publikuar listen e e-sherbimeve.
Kornizat e qeverisjes digjitale, tregues që përbëhet nga nën-treguesit e mëposhtëm
1. Kornizë e përbashkët e ndërveprimit
2. Korniza e regjistrave bazë.
3. Infrastruktura e përbashkët TIK (qendra të dhënash të përbashkëta, rrjete)
4. Shërbime të përbashkëta (zhvillimi i softuerëve të përbashkët) 5. Mbështetje për përdorimin e softuereve ”open source” 6. Arkitektura/Infrastruktura e të dhënave të përbashkëta
Per kete tregues vleresohen te gjitha vendet e Ballkanit, te cilat kane te hartuara kornizat e nderveprimit dhe regjistrave baze si dhe infrastrukture te perbashket TIK. I vetmi nen-tregues qe Shqiperia nuk ploteson ne fushen e qeverisjes digjitale eshte perdorimi i softuereve me burim te hapur ne administrate.
Përdorimi i një sistemi të vetëm identiteti digjital në nivel qeverie qendrore
Vleresohen 4 vendet e Ballkanit (Shqiperia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) te cilat kane integruar nje sistem te vetem identifikimi digjital ne perfitimin e sherbimeve publike, duke lehtesuar aksesin e qytetareve dhe bizneseve ne sherbimet online. Ne nivel OECD-je, vetem Greqia dhe Suedia nuk e ofrojne nje sistem te tille.
Prania e një politike gjithëpërfshirëse të të dhënave të sektorit publik
Edhe pse vendet e Ballkanit Perendimor nuk kane ende nje politike te dedikuar sa i perket te dhenave te sektorit publik, te gjitha pervec Bosnje-Hercegovines vleresohen per perfshirjen e saj ne politikat e Qeverisjes se Hapur (Open Government).
Krahasuar me vendet e OECD-se, vetem 14% e tyre kane nje politike te dedikuar.
Ndërveprim i të gjithë të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve të sektorit publik, shkruan ‘Lexo.al’.
Evidentohet rasti i Shqiperise, e cila ka integruar sistemet backend te institucioneve publike duke i bere ato te nderveprojne dhe shkembejne te dhena ne kohe reale, ne menyre te sigurt.
Detyrim i parimit ”Open by default” për të dhënat qeveritare Ky tregues konsiston ne afishimin e te dhenave te sektorit publik, ne formate te hapura, pervec rasteve te informacioneve konfidenciale apo ato me rendesi kombetare. Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia publikojne te dhena te hapura qeveritare ne portalet respektive. Sa i perket vendeve te OECD-se, keto detyrime egzistojnep ne 57% te tyre.