Qeverisja me qytetarët, Rama: Nga nesër nisin takimet

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pasditen e së premtes ka dhënë detaje mbi projektin e kabinetit të tij për qeverisjen me qytetarët. “Do ndajmë çdo projekt me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, do diskutojmë me drejtues e administratorë ecurinë e punëve të përbashkëta”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se nga nesër do të nisin takimet me kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut. Kryeministri ka bërë gjithashtu me dije se, është miratuar një proces që detyron çdo muaj anëtarët e kabinetit qeveritar dhe ekipet e tyre të shohin nga afër punët në sektorin e tyre në çdo qark të Shqipërisë. “Këto janë përpjekje për të ndërtuar atë që konsiderojmë domosdoshmëri për Shqipërinë që duam”, ka thënë Rama.

Artikulli paraprakQEVERIA SHPALL FSHATIN E KANINËS ZONË TË MBROJTUR
Artikulli tjetërGJYKATA E DURRËSIT LIRON TURKUN E ARRESTUAR PËR TERRORIZËM