Antidroga italiane e Barit ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një organizatë kriminale italo-shqiptare e cila ishte e përbërë nga dy grupe kriminale me bazë në Itali e me shtrirje në Holandë, Gjermani, Britani e Mardhe e Shqipëri.
Kjo organizatë kriminale drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili organiznote trafikun e drogës nga Europa e Veriut drejt Italisë.
Nga autoritetet antidrogë të Barit mesohet se gjatë operacionit, i cili është ende në ekzekutim janë arrestuar 22 persona shtetas italianë e shqiptarë.
Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës e trafik të armëve. Janë 7 të arrestuar shqiptarë e 15 janë italianë.
Gjithashtu antidroga e Barit ka informuar se gjatë hetimeve të operacionit janë sekeustruar 450 kg drogë.
Hetimet nisën pas vrasjes në vitin 2015 në Trani të shtetasit italian Francesco Ferrante, vrasje që zbardhi luftën për kontrollin e trafikut të drogës në territorin e provincës së Barit.
Në krye të këtij trafiku droge qëndronte një shtetas shqiptar i cili kishte lidhje me shqiptarë të tjerë që jetonin në Europën e Veriut e që e furnizonin me kokainë, heroinë të cilësisë mjaft të pastër si dhe me marijuanë e hashash.
Droga trafikohej nga Hollanda , Gjermania e Shqipëria e mbërrinte në Itali për t’u shpërndarë në territorin italian. Ky grup kriminal kishte krijuar degë të tij në Britaninë e Mahde, në Gjermani e Shqipëri.
Droga trnasportohej përmes korrierëve me automjete të modifikuar për fshehje e saj.
Baza kryesore e magazinimit të drogës ishte qyteti i Foggias e shpërndahej në në 4 baza të tjera magazinimi në Cerignola, San Salvo, Pescara e Barletta.
Më pas droga u shitje trafikantëve të tjerë në rajone të ndryshme italiane.