Këto janë pamjet e kishes se Shna Ndout në Laç këtë 3 janar. Ky vend i shenjtë eshte populluar nga qindra besimtar në keto ditë të para të vitit të ri.

Te ardhur nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, por edhe jashte saj qytetaret thonë se kane shume besim dhe shpresë tek kisha e Shna Ndout, qe sipas tyre ka berë mrekulli të shumta. Lutjet e tyre shkojne për një vit të mbarë për familjet e tyre dhe gjithë shoqerinë.

Kisha e Shna Ndout është nje vend i shenjë që ndodhet mbi kodren e qytetit të Laçit që vizitohet çdo vit nga mijera besimtar në çdo ditë të vitit, ndërsa kulmi i pelegrinazhit është me 12 dhe 13 qershor.

 

Artikulli paraprakFLUKSI I AUTOMJETEVE BLLOKON AUTOSTRADËN LAÇ-FUSHË KRUJË
Artikulli tjetërMURIQAN, FLUKS LËVIZJESH NË 48 ORËT E FUNDIT