Ndizet atmosfera sportive ne qytetin e Shkodres,ne rruget kryesore te se cilit mbizoterojne ngjyrat kuq e zi.Qindra tifoze kuq e zi jane grumbulluar para hotel COLOSSEO ne qender te qytetit te Shkodres ne pritje te daljes se kombetares shqiptare nga te akomoduar ne ket hotel.
Jane rreth 900 forca policie ne Shkoder nga ku masat e sigurise jane te rrepta. Rruget kryesoire perreth stadiumit jane bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Mijera tifoze jane gati per ndeshjen mes Shqiperise dhe Maqedonise teksa kane zbritur ne rruget e Shkodres duke gjalleruar qytetin. Biletat jane shitur te gjithe ndersa qindra tifoze shqiptar te Maqedonise kane ardhur per te bere tifo per kuqezinjte.Tofozeria pershendet lojtaret qe dalin ne dritaret e hotelit,nd;rsa grupime te ndrzshme te kesaj tifozerie kendojne kenge te ndryshme dhe brohorasin per kombataren shqiptare te futbollit.Nuk kane munguar as foto e autografet me sportiste,vecanarisht me Lorik Canen.Ne oren 19 ekipi kombetar i Shqiperise niset drejt stadiumirt Loro Borici..Tifozeria jashte hotel COLOSSEO i pershendet me brohoritje ,daulle ,bori e vuvuzela. Ekipi kombetar shqiptar ka zbritur ne fushen e blerte te “Loro Boricit” per nxemje ,te shoqeruar nga brohoritjet e tifozereise kuq e zi qe ka mbushur gjithe shkallet e stadiumit.