Një fotograf ka kapur kushtete “goshitelëve”, ku jetojnë me mijëra studentë ose punonjës me pagë të ulët që nuk përballojnë dot qiranë e lartë të kryeqytetit industrial, Seulit.
Goshitelet janë shtëpi që ofrojnë kuzhina dhe banja të përbashkëta, dhe që janë ndarë në shumë dhoma të vogla, më pak se 5 metra katror, ku banorët detyrohen të ngjeshen vetë bashkë me rrobat, pajisjet e gjërat e tjera që kanë në pronësi.
Këto dhoma u shfaqën për herë të parë në vitet 1970, kur u ndërtuan si një hotel i lirë për të pritur studentë që vinin për pak ditë, kur duhej të përgatiteshin për provime.
Por tani u jepen me qira njerëzve që kanë ardhur në qytet për të bërë punë me pagë të ulët, dhe që nuk i përballojnë dot çmimet e shtëpive të kryeqytetit, Seul, të cilat sa vijnë e rriten për shkak të zhvillimit industrial.
Këto dhoma kushtojnë nga 70 deri në 140 euro në muaj, dhe janë shumë më lirë se shtëpitë për të cilat duhet gjithashtu të kenë dhe një depozitë fillestare shumë të lartë.