URUÇI: MJEKËT QË RREZIKOHEN JANË NË PRAG PENSIONI. Ne Spitalin Rajonal te Shkodres nga QKEV ka mberritur lista zyrtare me emrat e mjekeve qe rrezikojne vendin e punes si rrjedhoje e mungeses se pike krediteve.
Nen drejtoresha teknike e spitalit Dr. Dhurata Uruci tregoi per Star Plus se ne kete liste jane 13 mjeke. Uruçi tregoi se mjeket e qarkut te shkodres kane plotesuar ne menyre rigoroze numrin 150 te pike krediteve te detyruara . Ndersa mjeket qe rrezikohen jane ato qe sapo kane perfunduar procedurat e daljes ne pension apo qe jane ne prag pensioni. Mjekët, farmacistët dhe stomatologët qe nuk kane plotesuar numrin e duhur te pike krediteve rrezikojne4 vendin e tyre te punes por mund te fitojnë të drejtën për t’u rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit i cili do të zhvillohet brenda gjashtë muajve.