Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” hapi dyert për nxënësit e shkollës spciale “3 dhjetori” në një aktivitet të përbashkët në kuadër të ditës botërore të fëmijëve me aftësi ndryshe i quajtur “Yjet shkëlqejnë njëlloj”. Drejtorja e kësaj shkolle Enkelejda Egerçi tha se do të ketë një javë me aktivitete sensibilizuese.

Drejtorja e qendrës kulturore të fëmijëve, Orjeta Kelaj u shpreh se QKF do të mirëpresë gjithmonë nxënësit e shkollës “3 dhjetori” të cilët këtë vit hapin edhe aktivitetet që kjo qendër do të ketë në këtë fundvit.

Përmes një programi të përbashkët artistik dhe kulturor, fëmijët e shkollës speciale “3 Dhjetori” dhe artistët e vegjël të qendrës kulturore të Shkodrës performuan sëbashku duke dhuruar emocione për të pranishmit.

Artikulli paraprakSIGURIA USHQIMORE, AKU SHTON KONTROLLET
Artikulli tjetërKF SHIROKA BARAZIM NË SHTËPI