Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” zhvilloi garat e atletikës për shkollat 9-vjeçare publike dhe private. Në total në këto gara për djem dhe vajza morën pjesën 28 shkolla. Herion Faslija, përgjegjës i sporteve pranë qendrës kulturore thotë se ky aktivitet i përvitshëm synon angazhimin e fëmijëve me sportin por edhe evidentimin e elementëve cilësor në atletikë.

Në katër bateri garuan nga 7 nxënës në ciklin e ulët dhe të mesëm të ndarë në djem e vajza. Në ciklin e ulët të shkollave 9-vjeçare fitues u shpallën Leona Dodani dhe Rezart Malaj.

Ndërkohë në ciklin e mesëm të shkollave 9-vjeçare garën e fituan Arijon Alibali dhe Reina Spatari.

Në fund për tre vendet e para në secilën kategori qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” shpërndau cerifikatat përkatëse për fituesit në garën e atletikës. Në total nga 28 shkollat morën pjesë 112 nxënës.

Artikulli paraprakIZMIR SMAJLAJ KANDIDON PËR FSHA
Artikulli tjetërPR.BUXHETI 2025, TABAKU: RRITJA EKONOMIKE MBËSHTETET VETËM TEK NDËRTIMI