1 PRILLI AFATI I FUNDIT PËR BIZNESMENËT PËR PËRDITËSIMIN E ADRESAVE. Biznesmene dhe qytetare te Shkodres vazhdojne te mbajne rradhen ne Zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Prej ditesh presin por ende nuk kanë mundur që të gjejnë shërbimin e duhur. Keto rradhe kane ardhur si rrjedhojë e afateve të limituara për azhornimin e aktivitetit dhe adresave, ku afati i fundit i regjistrimit është caktuar data 1 prill 2015. Por, shumica e bizneseve, janë në radhë edhe nga mungesa e informacionit dhe punes me vetem dy sportele Kjo e merkure date 1 prill eshte afati i fundit per përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve, do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur këto adresa rezultojnë të ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë QKR-së, ndryshime të cilat kanë krijuar radhë te gjata dhe kaosin e këtyre ditëve sepse pas 1 prillit do të ketë gjoba për ata që nuk e kanë kryer këtë proçes. 

Artikulli paraprakVLLAZNIA E TË RINJËVE PËR FITORE ME TEUTËN
Artikulli tjetërKRAJA: DO ULET NUMRI I FERMERËVE QË DO SUBVENCIONOHEN