Deklaratat në mbledhjen e kryesisë së grupit të PD, kanë sjellë përplasje të forta mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar, Noka hodhi akuza të rënda ndaj kreut të PD, duke deklaruar se guxoi të bëjë atë që nuk guxuan as kundërshtarët më të egër të demokratëve, apo Fatos Nano e Edi Rama.Sipas Nokës, Basha kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”.

Lidhur me deklaratat e deputetit demokrat, burime zyrtare të PD tha se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”- thuhet në reagimin e PD.

Ndërkohë përmes burimeve në PD, është siguruar pjesë të fjalës së kryedemokratit të bërë një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, dhe që ka shkaktuar sot përplasjen me demokratin Noka.

“Edhe ato akuzat ordinere që unë bëkam presion njerëzve, ndërkohë që është mbush PD me denoncime se si llumi i qeverisjes së PD, po përdor paratë e mbledhura nga korrupsioni për t’u bërë presion demokratëve. Këto janë me zë dhe me figurëdhe do të dalin. Boll me këto intriga ordinere…. Demokratët i njohin mirë, ua dinë bëmat dhe pazaret me Ramën në të shkuarën dhe të tashmen.” – mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhje.

Artikulli paraprakNË BURG PËR KORRUPSION, GJKKO PRANON GJYKIMIN E SHKURTUAR PËR ISH-GJYQTAREN E KRUJËS, ENKELEJDA HOXHA
Artikulli tjetërNIS PROTESTA KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE PARA KRYEMINISTRISË, LAPAJ: NË SHESH DERISA TË PLOTËSOHEN TË GJITHA KËRKESAT TONA!