KRAJA: GJYSMA E BAXHOVE NË TË ZEZË, NUK PËRFITOJNË AS PËR LOPËT HUAJA. Skema e subvencionimit për qumështin nuk ka funksionuar për fermerët e qarkut të Shkodrës.
Shkak janë bërë faturat që nuk disponojnë fermerët dhe një pjesë e madhe e baxhove që në qarkun e Shkodrës punojnë në të zezë. Konfirmimi vjen nga drejtori rajonal i bujqësisë, Mustaf Kraja.Vetëm 4 fermerë kanë përfituar nga mbi 200 që kanë përfituar nga skema e subvencioneve.Një problem janë edhe lopët e racës, jo autoktone për të cilat fermerët nuk përfitojnë edhe pse më shumë në qarkun e Shkodrës ka lopë race. Këto dy shqetësime për “Star Plus” i konfirmoi edhe sindikata e bujqësisë përfaqësues të cilët u shprehën se janë të zhgënjyer nga qeveria dhe mos subvencionimi.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/mPLr2GOOr_M?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]