Pas kronikave të transmetuara në Star Plus në lidhje me ndryshimin e orarit dhe drejtimin e lëvizjes së automjeteve në rrugën muzeale të Gjuhadolit, ka reaguar bashkia Shkodër. Nënkryetari Ardit Qylybyli tha se iniciativa për këtë ndryshim të bërë ka ardhur nga bizneset por edhe banorët që jetojnë në këtë zonë.
Nënkryetari Qylybyli thotë se vendimi do të shfuqizohet në mbyllje të sezonit veror.
Ky vendim për ndalimin e qarkullimit ka hyrë në fuqi prej tre ditësh ndërkohë që ka krijuar shumë pakënaqësi tek banorët e zonës dhe qytetarët që e frekuentojnë këtë zonë
QYLYBYLI: BLLOKIMI I GJUHADOLIT INICIATIVË E BIZNESEVE