Këtë sezon veror, bashkia Shkodër ka shtuar investimet në plazhin e Velipojës. Nënkryetari I bashkisë Ardit Qylybyli, thotë se këtë vit është ndjekur një process I ri për pastrimin e plazhit dhe zonës përreth.
Investime janë bërë edhe në sistemin e ndriçimit tha nënkryetari Qylybyli.Njësoj si në qytetin e Shkodrës, as në plazhin e Velipojës nuk do të lejohen shitësit ambulant.