Bora e parë e rënë në qytetin e Shkodrës dhe njësitë administrative për shumë prej qytetarëve ka shërbyer për të kaluar disa orë të këndshme. Disa prej tyre të apasionuar pas borës kanë lënë shtëpitë për të dalë në rrugët e qytetit dhe për t’u argëtuar.
Të rinj por edhe fëmijët i janë gëzuar reshjeve të borës në Shkodër duke luajtur me njëri-tjetrin dhe duke shmangur për disa çaste rutinën e përditshme.
Ne takuam qytetarë të ndryshëm të cilët na treguan se si argëtohen me borën.
Nëse për disa reshjet e borës kthehen në një problem për shkak të vështirësive në lëvizje disa të tjerë e shohin si një mundësi për t’u zbavitur dhe për të luajtur.
Përveç kësaj shumë të tjerë shijojnë bardhësinë e borës kudo përreth qytetit duke i dhënë një imazh tjetër ndryshe nga ditët e zakonshme.