Transporti publik po vështirëson lëvizjen e qytetarëve në qytetin e Shkodrës. Sipas tyre, stacionet e autobusëve nuk përmbushin kushtet minimale ndërsa vijon të mbetet problem pritja e gjatë për mbërritjen e autobusit në stacion.
Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të shumta nga qytetarët, ende nuk ka patur investime në këtë drejtim duke bërë që përdoruesit e transportit publik të kenë vazhdimisht ankesa për shërbimin që u ofrohet.