Qytetarët ankohen për çmimet e librave, që edhe këtë vit janë rritur me pothuajse 30% më shumë se një vit më parë.

Prindërit shprehen se cmimet janë të papërballueshme për ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër qytetarët ankohen pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë të gjitha librat në një prej pikave të autorizuara për shpërndarjen.

Ata thonë se u është dashur të sorollaten në pika të ndryshme për të marrë të gjitha librat.

Sipas çmimeve të afishuara edhe në shkolla, paketa e librave për shkollat 9-vjeçare shkon nga 2500 lekë për klasat e 5-ta, deri në 6200 lekë për ato të 9-ta.

Ndërsa për nxënësit në gjimnaze, çmimi i paketës së librave shkollore arrin deri në 7 mijë lekë.

Të përjashtuar këtë vit nga blerja e teksteve janë nxënësit e fillores për të cilët blerja e librave mbulohet në masën 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit. Tekstet nxënësit do ti duhet ti kthejnë sërish në përfundim të vitit shkollor.

Ndërkohë vlen të përmendet fakti se shpërndarja e librave falas në shkolla ka shmangur rradhet e gjata në pikat e shperndarjeve.

 

Artikulli paraprakPASAGJERI I PARË NË HËNË ZBULOHET MË 17 SHTATOR
Artikulli tjetërSHKODËR, PREMIERA ME POLEMIKA E DRAMËS EROTIKE “REIGEN”