Çmimet e frutave dhe perimeve, kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me një vit më parë. Një gjë të tillë e pranojnë edhe vetë qyetarët të cilët frekuentojnë tregun e Zdrales në qytetin e Shkodrës. Shtresa që e ndjen më shumë rritjen e çmimeve janë pensionistët. Ata thonë se të ardhurat që kanë janë shumë të pakta, ndaj e kanë të vështirë të përballojnë çmimet me të cilat tregtohen prodhimet ushqimore.

Rritja e çmimeve të fruta perimeve ka bërë që fuqia blerëse në tregun e Zdrales të ulet ndjeshëm. Pavarësisht se janë produkte të domosdoshme për shporten e çdo familje, një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë të pamundur t’i përballojnë.

Artikulli paraprakDHURIM GJAKU PËR FËMIJËT TALASEMIK
Artikulli tjetërNXËNËSIT E SHKOLLËS “KOSOVA” NË PROTESTË